Abissnet Superiore në RTSH/ Spektakël pa fitues në “Elbasan Arena”

Ka gola, penallti dhe shumë emocione sfida mes Elbasanit dhe Flamurtarit, por nuk ka fitues në “Elbasan Arena”. Mbyllet në barazim 1-1 një ndeshje shumë e bukur, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH 2.
Elbasani është më kërkues në pjesën e parë, madje flirton disa herë me golin, por nuk arrin që të shënojë golin e avantazhit. Në fundin e pjesës së parë shënon Tsague, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.
Me ritëm nis edhe pjesa e dytë. Verdheblutë janë më kërkues dhe arrijnë që të kalojnë në avantazh. Lajthia pengohet në zonë, gjyqtari akordon penallti dhe Diallo zhbllokon ndeshjen nga 11-metrat.
Nuk zgjat shumë festa e vendasve, pasi vlonjatët barazojnë me Oshafin. Minutat e mbetura janë të bukura dhe emocionuese, pasi të dyja skuadrat kanë mundësi të mira për të shënuar golin e avantazhit. Mbyllet në barazim 1-1 në sfidë e bukur. Elbasani ngjitet në kuotën e 34 pikëve, ndërsa Flamurtari shkon 15 pikë në tabelën e klasifikimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




