Abissnet Superiore në RTSH/ Zgjidhet formacioni më i mirë i javës së 8-të, Laszlo në stol

Abissnet Superiore | 35 minuta më parë

Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 8-të në kampionatin Abissnet Superiore, qw transmetohet nw RTSH, duke vlerësuar paraqitjet e futbollistëve në ndeshjet e zhvilluara këtë fundjavë.

Formacioni është ndërtuar me skemën 3-4-2-1 dhe përfshin futbollistë nga gjashtë skuadra të kampionatit, të cilët spikatën me paraqitjet e tyre në këtë javë.

Në portë është përzgjedhur Ortelio Biba i Laçit, ndërsa treshja e mbrojtjes përbëhet nga Naser Aliji i Dinamo City, Bruno Lulaj i AF Elbasanit dhe Arlind Kurti i Laçit.

Në mesfushë janë Ergis Arifi i Teutës, Ibrahim Abas i AF Elbasanit, Emmanuel Obinna Nwokporo i Vllaznisë dhe Dejvid Janaqi i Skënderbeut. Në mbështetje të sulmit janë përzgjedhur Klevi Qefalija i Dinamo City dhe Ennur Totre i Skënderbeut, ndërsa në majën e sulmit është Edon Murataj i Vllaznisë.

Trajneri më i mirë i javës së 8-të është shpallur Csaba László i Vllaznisë, pas fitores 2-0 ndaj Tiranës në stadiumin “Loro Boriçi”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme