Abuzimi me energjinë elektrike – OSHEE, Shkodër Në gatishmëri për të përballuar sezonin

Aktualitet | 1 vit më parë

Drejtori i Rajonit të Veriut Zhuka ka bërë thirrje që të mos abuzohet me energjinë Rajoni Verior i OSHEE- së është në gatishmëri të plotë për të përballuar me sukses sezonin turistik jo vetëm në bregdet, por edhe zonat malore. Në një dalje për mediat drejtori Armand Zhuka, ka thënë se grupet e OSHEE janë tashmë të shpërndara në territor.

“Janë vendosur disa grupe në terren dhe janë stacionuar si në Shëngjin, Velipojë dhe në Malësinë e Madhe. Një pjesë e linjave janë të rigjeneruara”, u shpreh ai.

Zhuka ka folur edhe për dëmet që janë shkaktuar nga zjarret në zona të ndryshme, duke evidentuar konkretisht.

“Deri tani nuk kemi pasur avari të pa rikuperueshme, grupet janë të gjitha në terren dhe linjat janë në gjendjen e tyre funksionale”, tha Zhuka.

Në përgjigje të pyetjeve, Zhuka u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos abuzojnë me energjinë elektrike përmes vjedhjes. Ne jemi të vendosur të bëjmë punën tonë dhe të evidentojmë çdo rast për ta vënë para përgjegjësisë ligjore.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme