Adriano i përgjigjet lajmit të rremë për vdekjen e tij: Jam fantazma

Gosip | 4 vite më parë

Adriano nuk e ka humbur sensing ironik. Në rrjetet sociale braziliane qarkullojnë lajme të rreme për vdekjen e tij, e cila ndodhi pas një të shtëne me armë zjarri pasi ish-sulmuesi i Interit, Romës, Flamengos dhe selecaos u përpoq të realizonte një bllokim të rrugës. Gjithçka e shpikur sigurisht dhe e kapur menjëherë nga tam-tam dixhital që shoqëron çdo lajm, qoftë edhe atë dukshëm të rremë. “Perandori” u përgjigj menjëherë në Twitter: “Fantazma e Aadrianos po ju flet”, shoqëruar me një emoticon.

Nuk është hera e parë që në rrjetet sociale të flitej për vdekjen e Adrianos. Dy vite më parë ish-futbollisti duhej të mohonte të njëjtin lajm. Nëse është e vërtetë thënia e famshme se në këtë mënyrë i zgjatet jeta personit të interesuar, “Perandori” do të ketë ende disa vite më shumë përpara.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme