Agjensia anti-doping saktëson se çështja “Sinner” nuk është mbyllur

Jannik Sinner nuk mund të jetë i qetë pasi Agjensia Botërore Anti-Doping ka saktësuar se ende nuk ka skaduar afati kohorë brenda të cilit mund të apelojë vendimin që mori International Tennis Integrity Agency (Itia) ku vlerësoi si të pafajshëm italianin, të cilit i është gjetur sbustnca e ndaluar (Clostebol) marsin e kaluar.
Wada ka bërë me dije se i ka kërkuar dokumentacion shtesë Itia-s sa i përket çështjes “Sinner”. Sipas Wada-s periudha e re kohore e apelimit nis në momentin kur të ketë në dispozicion dokumentat e reja.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




