Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë e vitit 2009 me 228 viktima

Botë | 5 muaj më parë

Një kthesë historike dhe e papritur ka ndodhur në drejtësinë franceze për tragjedinë më të rëndë ajrore në vend.

Gjykata e Apelit në Paris ka shpallur fajtore kompanitë Airbus dhe Air France për vrasje nga pakujdesia korporative.

 Ky vendim vjen pas një beteje rraskapitëse ligjore që zgjati plot 17 vite me radhë. Trupi gjykues urdhëroi dy gjigantët e fluturimit të paguajnë gjobën maksimale prej 225 mijë eurosh secila. Për familjarët e 228 viktimave kjo konsiderohet një fitore e madhe morale edhe pse gjoba është simbolike.

Kujtojmë se avioni që udhëtonte nga Rio de Janeiro drejt Parisit u zhduk në oqean në qershor të vitit 2009. Kutitë e zeza të mjetit fluturues u gjetën vetëm pas dy vitesh kërkime të ethshme në thellësi.

Hetimet zbuluan se sensorët e shpejtësisë ishin ngrirë nga stuhia dhe pilotët nuk ishin trajnuar siç duhet për këtë situatë.

Ndonëse një vit më parë Gjykata e Shkallës së Parë i kishte shpallur të pafajshme, Apeli ka ndryshuar gjithçka. Megjithëkëtë, mediat vendase raportojnë se kompanitë pritet ta dërgojnë çështjen në Gjykatën e Lartë për të vijuar përballjen ligjore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme