Aksident automobilistik për Bagnaia në Ibiza: niveli i alkoolit

Një ngjarje e pakëndshme rrezikon të prishë pushimet verore të Pecco Bagnaia. Piloti i Ducatit në fakt u përfshi në një aksident rrugor rreth orës 5 të mëngjesit të së martës së 5 korrikut, teksa po ecte përgjatë një rruge në jugperëndim të Ibizës.
Këtë e raporton gazeta lokale El Periodico de Ibiza e cila duke mos u thelluar në dinamikën e aksidentit, saktëson se Bagnaia nuk e ka kaluar testin e alkoolit të cilit i është nënshtruar pas përplasjes, duke regjistruar 0.87 mg/l ku kufiri është 0,5 mg / l.
Bagnaia është rikthyer nga fitorja në Assen, ku arriti të shlyejë dy “zero” radhazi pas rënies në Barcelonë dhe në Sachsenring dhe aktualisht është në vendin e katërt në renditjen e MotoGP, 66 pikë prapa liderit të Kampionatit Botëror, Fabio Quartararo.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




