Aksident me vdekje në Fushë Krujë, humb jetën 17-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në dalje të Fushë-Krujës.
Mësohet një 17-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Hyundai” me drejtues të identifikuar si Andi Kullaj.
RTSH mëson se adoleshenti që ka ndërruar jetë është identifikuar si Isuf Mehmeti.
Raportohet se ai ka mbetur i pajetë pasi është përplasur nga një automjet tip Hyundai që drejtohej nga shtetasi Andi Kullaj.
Mësohet se përplasja ka qenë aq e fortë sa mjeti e ka marrë përpara trupin e viktimës për dhjetëra metra dhe duke i shkaktuar plagë të rënda.
Sipas informacioneve nga tereni, autori është arrestuar nga policia.
Bëhet e ditur se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e mjetit tej normave të lejuara.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



