Aksident në aksin Lezhë-Laç, humb jetën shtetasi francez, plagoset tjetri

Aktualitet | 3 vite më parë

Një aksident ka ndodhur gjate mesnatës në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten, ku për pasojë kanë humbur jetën një shtetas francez dhe ka mbetur i plagosur një tjetër.  Në aksident janë përshirë dy makina, të cilat kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Pas aksidentit, dy shtetasit francez, të cilët po udhëtonin në të njëjtin automjet, u dërguan fillimisht në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore e me pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Por fatkeqësisht, njëri prej tyre nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. 

Sakaq policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit të përfshirë në aksident. Në pranga ra Samuel Çela, 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe, i cili pas aksidentit u larguan nga vendngjarja. 

Po ashtu ka nisur hetimi për të zbuluar shkaqet e plota të këtij aksidenti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme