Aksident në Bulqizë, humbin jetën 2 persona, 1 i plagosur

Aktualitet | 1 vit më parë

Një aksident i rëndë është regjistruar në Bulqizë pasdite e sotme (23 korrik), ku për pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe 1 tjetër ka mbetur i plagosur.

Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua në vendin e quajtur “Antena”, në aksin Qafë-Buall-Bulqizë, ku një automjet tip “Nisan” ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë humb humbur jetën personat me inicialet B.GJ. dhe D.Gj, ndërsa është plagosur personi me inicialet A.Gj.. ky i fundit është dërguar në spital, ku merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa policia ka nisur hetimet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme