Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aktualitet | 4 muaj më parë

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesnatës së të mërkurës pranë urës së Milotit, në superstradën Laç-Lezhë. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një tip Volkswagen dhe një Audi, duke lënë të plagosur katër persona.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor është bllokuar për më shumë se 30 minuta, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe vështirësi në lëvizje.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupet e emergjencës, të cilat ndërhynë për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e trafikut. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme