Aksident në rrugën Peshkopi–Maqellarë, tre persona të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar sot në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje janë përfshirë një automjet tip Mercedes-Benz me targa AA 974 KH dhe një automjet tip Ford fuoristradë me targa AB 921 OF.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe drejtuesi i njërës prej mjeteve.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spitalin e zonës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në urgjencë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




