Aksident rrugor në Maliq, përplasen dy makina, 7 të plagosur

Në orët e para të mëngjesit të së dielës një aksident është regjistruar në Maliq, në afërsi të fshatit Pendavinj. Sipas policisë, në aksident janë përfshirë një mjet dhe një furgon mallrash, ku për pasojë janë plagosur 7 persona, nga të dyja mjetet.
Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 05:55, në afersi të fshatit Pendavinj, është përplasur automjeti tip “Benz” furgon me drejtues shtetasin I. M., me automjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin B. C. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i furgonit dhe 3 pasagjerë në këtë automjet si dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip “Volksëagen”, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia, e cila shton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



