Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 68-vjeçari, arrestohet drejtuesja e mjetit

Aktualitet | 9 muaj më parë

Një ngjarje e rëndë rrugore është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë e përplasjes nga një automjet ka humbur jetën një këmbësor.

Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases L. K., 36 vjeçe. Arrestimi i saj u krye pasi automjeti që ajo drejtonte ka aksidentuar shtetasin H. D., 68 vjeç.

Pavarësisht ndihmës së parë, i moshuari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

/rtssh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme