Aksident vdekjeprurës në Durrës, automjeti përplas këmbësorin në lagjen nr. 15

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit. Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet policore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, kur një automjet ka përplasur një këmbësor që po kalonte rrugën.
Përplasja ka qenë e fortë dhe, si pasojë e plagëve të marra, këmbësori i identifikuar me inicialet Xh. Zh. ka humbur jetën në vendngjarje.
Nga ana e saj, policia ka bërë të mundur shoqërimin e menjëhershëm të drejtuesit të automjetit, shtetasit D. N., drejt ambientit të Komisariatit të Policisë Durrës, ku do të kryhen të gjitha veprimet e mëtejshme procedurale e hetimore.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.”, thekson policia në njoftimin paraprak.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




