Aksidenti i furgonit me 16 shqiptarë në Siçili, MEPJ: Janë jashtë rrezikut për jetën

Aktualitet | 2 vite më parë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, menjëherë pas informacionit mbi aksidentin automobilistik në Katania, është vënë në komunikim me autoritetet italiane, përmes ambasadës së RSH në Romë dhe konsullatave të RSH në Milano e Bari.

“Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën. Me porosi të Ministrit Igli Hasani, përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane.”, njofton MEPJ. 

Një furgon me turistë shqiptarë u përfshi në një aksident rrugor në Katania të Siçilisë. Dyshohet se shkak ishte defekti me frenat. Shoferi i furgonit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një mur në zonën Santa Venerina, në afërsi të Piazza Princessa.

16 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre është transportuar me autoambulancë në spital. Fatmirësisht, asnjë prej personave nuk ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti ndodhi pasditen e të shtunës rreth orës 16:00. 118 karabinierë dhe zjarrfikës të Acireale dhe Riposto u ndodhën në vendngjarje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme