Aksion i Policisë Bashkiake në Tiranë, lirohen hapësirat publike nga zaptimet e paligjshme

Kronikë | 1 vit më parë

Policia Bashkiake e Tiranës, në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT), ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet dhe zaptimet e paligjshme. Ky operacion është pjesë e Taskforcës së krijuar me qëllim që kryeqyteti të jetë më i pastër dhe më i aksesueshëm për qytetarët.

Gjatë aksionit, autoritetet kanë ndërhyrë për të hequr pergola dhe struktura të tjera të ngritura pa leje në trotuare, rrugë apo hapësira të tjera publike. Këto zaptimet kishin penguar lëvizjen e lirë të këmbësorëve dhe funksionimin normal të zonave urbane.

Autoritetet kanë theksuar se ky operacion nuk do të ndalet dhe do të shtrihet në çdo lagje të kryeqytetit, pa përjashtime. Qëllimi është rikthimi i qytetit tek qytetarët dhe përmirësimi i cilësisë së jetës urbane. Taskforca ka paralajmëruar se do të marrë masa ndëshkuese ndaj çdo subjekti që shkel rregullat për përdorimin e hapësirave publike.

  • /rtsh.a/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme