Aksioni për lirimin e plazheve, në Golem dhe në Curila policia fton qytetarët të denoncojnë
Shërbimet e Komisariatit Durrës hoqën dhe sekuestruan në total 91 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 3 shtetas në plazhin e Currilave. Për të tre personat u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë.
Nga kontrollet në bregdetin e Golemit, forcat e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake, konstatuan 4 subjekte të përshtatura për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme ekonomike, pa leje nga organet kompetente.
Katër personat të gjetur në shkelje janë proceduar penalisht në gjendje të lirë ndërsa materialet janë referuar në Prokurori. Policia lajmëron shtrirjen e kontrolleve përgjatë vijës bregdetare në këtë sezon veror për të ndaluar çdo shkelje që cenon jo vetëm hapësirat publike dhe sigurinë e pushuesve, nga ana tjetër fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




