Aktivisti ndërpret konferencën e Orban, tenton të godasë kryeministrin hungarez teksa fliste në Parlamentin Evropian

Një aktivist dhe këshilltar bashkiak i partisë opozitare hungareze, Márton Gyekiczki, ndërpreu një konferencë për shtyp në Strasburgut, teksa kryeministri Viktor Orbán po prezantonte në Parlamentin Evropian planet e tij për presidencën gjashtëmujore të Hungarisë.
Gyekiczki, i cili njihet për kritikat ndaj qëndrimit të Orbánit për emigracionin, hodhi një pirg me kartëmonedha drejt kryeministrit dhe bërtiti: “Për sa e shitët vendin, zoti kryeministër? Ia shiti Putinit, ia shiti Xi Jinpingut!” – thërriti ai. Duke u përgjigjur për fyerjen që lëshoi aktivisti, Orbán shpjegoi se në kulturën politike hungareze, kur një politikan thotë se tjetri është “i poshtër”, në të vërtetë do të thotë “se unë nuk jam dakord me ty”.
Gjatë konferencës, Orbán kritikoi ekonominë në rënie të BE-së dhe tarifat e fundit të miratuara për automjetet elektrike të prodhuara nga Kina, si dhe shprehu shqetësime për imigracionin, duke thënë se po shkatërron sistemin Shengen. Ai propozoi një “Samit Shengen” për të diskutuar politikën kufitare, duke theksuar nevojën për një vendim të përbashkët.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




