Aktivitet folklorik në Livadhja, 30 grupe artistike me 700 valltarë, katër orë koncert

Tashmë janë kthyer në ritual aktivitetet masive folklorike të organizuara nga Shoqata Kulturore ” Shën Kozmai ” në Livadhja të Bashkisë Finiq. Aktiviteti i sivjetshëm u organizua në kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë ,Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë, Komitetit të Minoriteteve dhe Bashkisë së Finiqit.
700 valltarë nga 30 grupe artistike, të ardhura nga Shqipëria dhe Greqia, mbushën sheshin para Pallatit të Kulturës Katina Papa dhe perfomuan për rreth katër orë.
“Shoqata Kulturore ” Shën Kozmai ” organizon këtë festival ku marrin pjese diku tek 30 grupe nga vendet e Greqisë, nga vendet e Shqipërisë dhe nga vendet e pakicave. Shoqata Kulturore ” Shën Kozmai ” organizon këtë festival me mbështetjen e ministrisë se kulturës dhe ambasadës greke në Tiranë”, u shpreh Aneta Gudi, Kryetare e Shoqatës ‘’Shën Kozmai”, Libadhja
Gjatë këtij eventi folkorik, organizatorët akorduan tituj nderi për disa personalitete, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e mbrojtjes se të drejtave të minoriteteve, por edhe në atë të kulturës.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




