Akuzohen se kontrabanduan medikamente, Prokuroria çon për gjykim 5 persona që u kapën me 1 milion doza ilaçesh

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim pesë shtetas të Kosovës, të akuzuar për kontrabandë të medikamenteve të paautorizuara.
Ngjarja ndodhi në dhjetor të vitit 2024, kur të akuzuarit Bekim Zenuni, Ferhat Zenuni, Ardian Ismaili, Andi Grabanica dhe Altin Maqastena mbërritën nga Stambolli në Aeroportin e Rinasit, me 300 mijë euro kesh dhe 14 valixhe me medikamente.
Pas një kontrolli fizik nga Dogana dhe Grupi i Antikontrabandës, u zbulua se në valixhet e tyre ndodheshin mbi 1 milion doza medikamentesh me etiketën “Unified”, me një peshë totale prej 417 kilogramësh. Mallrat u sekuestruan së bashku me shumën e padeklaruar të parave.
Sipas Prokurorisë, këto medikamente konsiderohen “barna” sipas Ligjit për Shërbimin Farmaceutik dhe kërkojnë autorizime specifike nga autoritetet shqiptare për t’u futur dhe shpërndarë në treg. Të gjitha provat tregojnë se veprimi është kryer në bashkëpunim nga të pesë personat e akuzuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




