Akuzohet edhe për përdhunim – Arrestohet djali i princeshës së kurorës së Norvegjisë

Europë | 9 muaj më parë

Djali i princeshës së kurorës së Norvegjisë, Marius Borg Høiby, është arrestuar vetëm disa ditë para fillimit të gjyqit të tij për përdhunim. Policia e Oslos konfirmoi se Høiby u arrestua një ditë më parë shkurt nën dyshimin për sulm, kërcënime me thikë dhe shkelje të urdhrit të mbrojtjes.

Arrest ndodhi gjithashtu vetëm pak kohë përpara se ai të paraqitej në gjyq për 38 akuza, përfshirë katër akuza për përdhunim dhe dhunë në familje ndaj një ish partnereje. Po ashtu, ai akuzohet për filmime të paligjshme të disa grave pa dijeninë e tyre. Høiby ka mohuar akuzat për abuzim seksual, ndërkohë që policia ka kërkuar katër javë burgim për të. 

I riu 29-vjeçar është nën hetim që prej vitit të kaluar dhe disa herë është arrestuar nga autoritetet norvegjeze. Ai deri tani ishte liruar në pritje të gjyqit, megjithatë gjykata vendosi ta mbajë në paraburgim. Procesi gjyqësor pritet të zgjasë disa javë dhe do të zhvillohet në Gjykatën e Qarkut në Oslo.

Rasti ka tronditur opinionin publik në Norvegji dhe ka nxjerrë në pah debatet për përgjegjësitë e individëve, pavarësisht prejardhjes së tyre. Familja mbretërore ka theksuar se Høiby nuk ka titull mbretëror dhe nuk mban detyra zyrtare, duke nënvizuar se ai trajtohet njësoj si çdo qytetar tjetër në sistemin e drejtësisë.

Gazetar: A. Mata

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme