Akuzohet për korrupsion, Netanjahu shkon më 2 dhjetor në gjykatë

Kryeministri Benjamin Netananjahu ka deklaruar se do të dëshmojë më 2 dhjetor në gjyqin ndaj tij ku akuzohet për korrupsion pasi dje gjykata refuzoi kërkesën e tij për të shtyrë seancën.
Sipas mediave izraelite, Netanjahu nuk do të përpiqet më që të kërkojë të shtyjë dëshminë e tij.
Ekipi mbrojtës i Netanjahut kërkoi shtyrjen e seancës sepse sipas tyre, kryeministri nuk ka qenë në gjendje të përgatitet për dhënien e dëshmisë, që do të nisë më 2 dhjetor, për shkak të presioneve kohore të menaxhimit të konfliktit aktual shumëfrontesh.
Gjykata vendosi, megjithatë, se i kishte dhënë Netanjahut një periudhë të gjatë kohore për përgatitjen e dëshmisë kur caktoi datën në korrik dhe se “nuk ishte e bindur se kishte ndodhur një ndryshim thelbësor në rrethana që do të justifikonin një ndryshim të datës. ne vendosëm në vendimin tonë [origjinal]”.
Kryeministri u akuzua në janar të vitit 2020 për mashtrim dhe shkelje të besimit në dy raste dhe ryshfet, mashtrim dhe shkelje besimi në një të tretë, dhe gjyqi filloi në maj të atij viti. Nga ana e tij, Netanjahu mohon të gjitha akuzat ndaj tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




