Alarm emergjence/ Bashkia Krujë urdhëron evakuimin e menjëhershëm të banorëve në zonat Barab dhe Lluban për shkak të përhapjes së zjarrit

Në kuadër të përshkallëzimit të situatës nga zjarret në terren, autoritetet vendore dhe ato kombëtare kanë lëshuar një urdhër emergjent për evakuimin e menjëhershëm të të gjithë banorëve që ndodhen në zonën e Barabit dhe Llubanit, në territorin e Bashkisë Krujë.
Operacioni i evakuimit po realizohet në koordinim të plotë midis Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektit të Qarkut Durrës dhe strukturave të Emergjencave Civile të Bashkisë Krujë, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Shërbimit Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH), Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.
Udhëzime kritike për popullsinë
Prioriteti i evakuimit
Prioritet absolut gjatë lëvizjes do t’u jepet fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve që ndodhen në zona më të izoluara ose të rrezikuara nga flakët.
Bashkëpunimi në terren
Banorët udhëzohen të ruajnë qetësinë, të zbatojnë me përpikmëri udhëzimet e ekipeve të shpëtimit dhe të bashkëpunojnë ngushtë me strukturat e emergjencës për të lehtësuar procesin e largimit të sigurt.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




