Alban Skënderaj koncert në Gramsh, kryebashkiaku Ajazi: Festa do përqendrohet në parcelat me livanda

Sociale | 2 vite më parë

Koncerti “Ëndrra në Livando”, me këngëtarin shumë të dashur për publikun, Alban Skënderaj, do të mbahet të shtunën (29 qershor) në Gramsh. Një koncert i veçantë në llojin e tij, pasi do të zhvillohet pranë një fushe me livanda.

I ftuar në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH, kreu i bashkisë së Gramshit,  Besjan Ajazi dhe detaje rreth këtij koncerti, teksa tha se do të jetë i kuruar në detaje. Koncerti do të nisë në orën 17:00 dhe do të vijojë për 4 orë.

“Koncertin do e përqendrojmë në parcelat me livanda dhe festën do e çojmë atje dhe jo mbi beton. I kuruar në detaje dhe kemi këngëtarin Alban Skënderaj. Këto aktivitete edhe për të promovuar atraksionet turistike. Vetëm vjet kemi pasur 300-400 grupe fotografësh që kanë realizuar sete fotografike, njerëz që bëjnë sete fotografike në fushat me livando. Kur themi që kemi ujëvarën, kanione, shpella, siç është shpella e Kabashit, themi që kemi edhe fushat e livandës. Qëllimi im është q ëpas 4 viteve, Gramshi të jetë destinacion kryesor malor. Kemi çdo gjë që duhet të ketë një turizëm malor dhe i aventurës. Koncerti do të jetë më 29 qershor nga ora 17:00 deri në 21:00”, u shpreh Ajazi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme