Albin Kurti: Krishtlindja, festë e shpresës dhe dashurisë

Kosovë | 10 muaj më parë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përcjellë urimet e tij për Krishtlindje të gjithë besimtarëve të krishterë. Në mesazhin e tij, Kurti theksoi rëndësinë e kësaj feste si një moment reflektimi, shprese dhe mirënjohjeje.

Kurti vlerësoi Krishtlindjen si një ditë që përçon besim dhe dashuri për njëri-tjetrin, duke uruar që kjo frymë të jetë e pranishme gjatë gjithë vitit.

Kryeministri në detyrë uroi që besimtarët ta kalojnë këtë festë në gëzim dhe begati pranë familjarëve dhe të dashurve të tyre, ndërsa shtoi se mirësia dhe dashuria njerëzore duhet të forcohen vazhdimisht.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme