Alcaraz, në gjysmëfinalen e US Open

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Një sfidë spektakolare dhe emocionuese mes dy tenistëve premtues të këtij sporti. Pas një ndeshje që zgjati mbi pesë orë, Jannik Sinner detyrohet të dorëzohet përpara Carlos Alcaraz dhe i duhet të përshëndetet me Nju Jorkun. Tenisti italian ishte vetëm një hap larg lavdisë, vetëm një pikë nga triumfi historik, pikërisht në setin e katërt, por është kundërshtari i tij spanjoll që bën diferencën dhe arrin të fitojë, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e US Open.

Për Sinner mbyllet aventura amerikane në çerekfinale. 3-2 ka arritur të fitojë Alcaraz, një ndeshje maratonë, me sete  6-3, 6-7, 6-7, 7-5 e 6-3. Në setin e pestë, vendimtar për fatet e takimit, tenisti spanjoll u shfaq më i freskët fizikisht në krahasim me kundrështarin e tij italian.

Pesë orë e 18 minuta zgjati ndeshja midis Sinner dhe Alcaraz dhe përbën një rekord për Slamin Amerikan, si ndeshja që ka mbaruar më vonë në të gjithë historinë e US Open. Në gjysmëfinale të US Open, Alcaraz do të përballet me amerikanin Tiafoe.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme