Alibeaj në Konferencën e Kryetarëve: Seancë plenare më 19 dhjetor, projektligjet s’mund të kalojnë fshehurazi

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ishte parashikuar që Kuvendi të zhvillonte edhe një seancë të fundit më 22 dhjetor para festave të fund vitit. Kjo gjë është kundërshtuar nga PD, ku kreu i grupit parlamentarë demokrat, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që të shtohet një seancë më 19 dhjetor, pasi janë mbi 20 projektligje që nuk mund të kalojë fshehurazi dhe me shpejtësi por i duhet kohë deputetëve për të diskutuar.
“Nga ana e konferencës ishte propozuar që të ketë një seancë të vetme, të fundvitit, ajo 22 dhjetor dhe ajo që është e habitshme është se aktet propozojnë të ishte i madh, 20 e më tepër akte e projektligje që pretendohet të diskutohet në një seancë të vetme. Janë jo pak por 15 projektligje por dhe vendime të tjera të rëndësishme të Kuvendit.
Sot i kërkova bashkë me kolegët e opozitës që kjo mënyrë e përcaktimit të këtij volumi kaq të madh veprimtarie në një seancë të vetme është strategji që dëmton të drejtat e deputetëve. Ka kohë kalendarike që ky parlament të ketë seancë të hënën ose të enjten e javës tjetër. Kalimi fshehurazi dhe shpejt duket se është praktikë e qeverisë dhe parlamentit.
Të ketë një seancë tjetër të hënën. Patëm diskutime, në fund mazhoranca u tërhoq dhe sërish do të bëmë mbledhje sot në orën 15:00. Dua të them publikisht se çfarë propozova në Konferencën e Kryetarëve. Ky parlament nuk duhet të jetë noter banal i qeverisë. Akte të rëndësishme që kanë impakt publik të mos u jepet koha e nevojshme deputetëve dhe publikut për tu njohur, diskutuar e analizuar. Ky është propozimi që unë kam bërë. Jemi në pritje që sot mazhoranca të reflektojë dhe t’i japë mundësi publikut për t’u njohur me këto akte”, tha Alibeaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




