Alonso: Do të tregoj se sa vlej

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Në vitin 2021, Fernando Alonso do të rikthehet të garojë në Formula 1 pas dy vitesh pushim. Piloti spanjoll, 2 herë kampion bote, do të pilotojë sërish makinën Renault, me të cilën ka fituar titujt.

“Edhe pak kohë më ka mbetur për të nisur punën time me makinën e re. Do të nis nga puna me simulatorin. Do të asistoj edhe në disa gara, ndërkohë që do të ndihmoj skuadrën për të përgatitur rikthimin”, tha Alonso.

Alonso ka fituar dy tituj kampionë, në vitet 2005 e 2006 me Renault. “Bateritë janë karikuar në maksimum, le të punojmë për t’ia dalë mbanë. Do të tregoj se jam një kampion”, shprehet Alonso.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme