Alonso, më i shpejti në provat e lira

Formula 1 | 4 vite më parë

Fernando Alonso me Aston Martin ka dhënë kohën më të shpejtë në sesionin e dytë të provave të lira të Çmimit të Madh të Australisë, përpara se shiu të arrinte të pengonte garën dhe të ulte kohën e pilotit spanjoll. Sinjale të mira për Ferrarin që arrin të japë kohën e dytë më të mirë me Charles Leclerc. I treti ishte Max Verstappen me Red Bull. Kampioni i botës është ende në ndjekje të një fitoreje në Australi.

Në vendin e katërt ishte  George Russell me Mercedes dhe në të pestin piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz. Për të plotësuar dhjetëshen e parë pilotët e tjerë janë: Esteban Ocon, Sergio Perez, Lando Norris, Nico Hulkenberg dhe Pierre Gasly, i cili gjithashtu sjell Alpinin e dytë në dhjetëshen e parë.

Vetëm i trembëdhjeti Leëis Hamilton. Me pak mundësi që shiu të lagë sërish pistën e Albert Park të shtunën dhe të dielën, sesioni i dytë i provave të lira i kushtëzuar nga shiu ka ndikuar në kohën e dhënë nga pilotët. Madje dy pilotët e Ferrarit e braktisën garën shumë më herët se sa të valëvitej flamuri me kuadrate.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme