Ambasadori i Izraelit në OKB paralajmëron për një ‘përgjigje të ashpër’ ndaj sulmeve iraniane

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, ka paralajmëruar Iranin se pritet një “përgjigje e ashpër” pasi Teherani lëshoi një breshëri raketash në Izrael.
“Irani tani ka nisur një sulm kundër Izraelit”, shkroi Danon në platformën X.
“Siç ia kemi bërë të qartë më parë komunitetit ndërkombëtar, çdo armik që sulmon Izraelin duhet të presë një përgjigje të ashpër”, shtoi ai.
Në të kundërt, Irani e përshkroi sulmin e tij me raketa ndaj Izraelit si një përgjigje të përshtatshme ndaj përshkallëzimit në Lindjen e Mesme duke kërcënuar me sulme të mëtejshme. Misioni iranian në OKB në Nju Jork tha:
“Përgjigja ligjore, racionale dhe legjitime e Iranit ndaj akteve terroriste të regjimit sionist – të cilat përfshinin përfshinin shënjestrimin e shtetasve dhe interesave iraniane dhe cenimin e sovranitetit kombëtar të Republikës Islamike të Iranit – është kryer siç duhet”, tha Misioni iranian i OKB-së në Nju Jork.
Ai shtoi se nëse Izraeli do të përgjigjej, do të kishte një përgjigje të ashpër.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




