Analiza vjetore e Gjykatës së Fierit, mungesa në infrastrukturë dhe staf rrisin ndjeshëm çështjet e mbartura
Gjatë vitit 2025 Gjykata e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier është përballur me sfida të shumta, kryesisht për shkak të mungesës së stafit dhe kushteve të pamjaftueshme infrastrukturore.
Shqetësimi u ngrit nga kryetari i gjykatës Noel Veizi i cili tha se gjykata mbulon një territor me 6 bashki dhe një popullsi prej 240,377 banorësh, çka e rrit ndjeshëm ngarkesën në punë.
“Falënderoj jashtë mase trupën gjyqësore e cila pavarësisht se punon në kushte jo optimale mungesës së sallave, mungesës së zyrave dhe vështirësive të tjera që publikisht dihen kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, u shpreh Veizi.
Mungesa e ambienteve u ngrit si shqetësim edhe nga dhoma e avokatisë në Fier.
“E dukshme që sot në 2026ën me një ponë që nuk i kalon 500.000 Lek të reja. Gjykata e Fierit duhet të ndërtojë një sallë pritje për avokatët. Mjafton 20 m katror, 30 stola për të qëndruar atje që dhe ne të presim si qytetarë dhe profesionistë dhe mos ta vrasim vendin se po na zë shiu apo na zë dielli dhe do dal derën”, tha Ermal Hamataj, Kryetar i Dhomës së Avokatisë Fier.
Mungesa e sallave të gjyqit dhe ambienteve për konsultim ka rikthyer në fokus një problematikë të hershme, atë të ndërtimit të një godine të re për gjykatën e Fierit, çështje që prej më shumë se 15 vitesh mbetet pa zgjidhje konkrete.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




