Ançeloti flet për largimin nga Reali: Nëse do të qaj nesër, s’do të fshihem!

“Ishte një periudhë e bukur, në të cilën kam fituar shumë. Një tjetër arritje është edhe se kam bërë më shumë se 700 konferenca për shtyp me ju”. Karlo Ançeloti nuk është përmbajtur në konferencën për shtyp të fundit të mbajtur sot si trajner i Realit të Madridit.
Tekniku italian do të largohet për ti lënë vendin Ksabi Alonsos dhe në vigjilje të takimit të fundit të Realit për këtë sezon në La Liga ka thënë: “Nëse do të qaj, nuk do të mundohem që të fshihem”.
Nesër Reali sfidon Real Sociedadin në “Bernabeu” dhe trajneri italian ka pranuar se emocionet do të jenë të mëdha. “Nuk do të harroj kurrë edhe kuzhinierët, të cilët më gatuanin karbonara para çdo ndeshjeje”, tregoi Ançeloti.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




