Ancelotti: Te Reali nuk pranohet humbja, prandaj është klubi

Spanjë | 2 vite më parë

Carlo Ancelotti fitoi gjithçka në stolin e Real Madridit dhe nuk humbet asnjë rast për të falënderuar presidentin Florentino Perez, i cili e deshi në pankinën e Blancos në 2013 dhe e kujtoi në vitin 2021. Për Marca, trajneri italian ka rrëfyer admirimin e madh ndaj tij.

“Real Madrid ka fituar dhe vazhdon të fitojë shumë në historinë e tij sepse nuk i pëlqen të humbasë apo të barazojë. Ka klube që e pranojnë humbjen në një mënyrë ndryshe nga Real Madridi. Kjo rrit kërkesat dhe përgjegjësinë e njerëzve që punojnë në këtë klub”.

“Unë kam punuar në shumë klube të mëdha dhe Real Madridi është më i madhi në botë për sa i përket historisë, organizimit dhe kërkesave… E kuptoni se gjëja më e rëndësishme këtu është të bëni mirë në një nivel sportiv. Puna e presidentit është spektakolare, klubi po fiton shumë falë punës që ka arritur të bëjë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme