Andoni jep lajmin: Po bëhet një listë intelektualësh që do të thirren për drejtimin e protestës

Analisti Ben Andoni, i ftuar në emisionin “3D” me Alban Dudushin, ka deklaruar se ditët e fundit po përgatitet një listë intelektualësh që pritet të thirren për t’u përfshirë në drejtimin e protestës kundër investimit në Zvërnec.
Sipas tij, nga kjo listë do të krijohet një lloj asambleje, e cila më pas do të reduktohet në një grup më të vogël drejtuesish.
Andoni theksoi se protagonizmi i shumë personave në protestë nuk do ta lërë atë të shuhet, duke paralajmëruar se do të shfaqen skenarë të ndryshëm, megjithëse deri tani mbizotëron entuziazmi.
“Po bëhet një listë intelektualësh për t’i përfshirë dhe nga kjo listë të bëhet një lloj asambleje, e më pas të kalohet në një listë më të vogël. Sa shikojmë në orët e fundit është që protagonizmi i shumë njerëzve atje nuk ka për ta lënë atë protestë. Do shikojmë shumë skenarë, por deri tani po mbizotëron entuziazmi.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




