Andy Ruiz: Jam kam vënë sërish syrin atij çmimi

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri meksikan Andy Ruiz Jr (33 fitore e 2 humbje) duket në formë dhe gati për t’u rikthyer në ring. Gjatë kohës së pandemisë, boksieri që befasoi botën duke mundur Anthony Joshua, është stërvitur fort dhe duket i transformuar. Qëllimi i tij është të rikthehet sërish në majën e botës.

Ruiz ka humbur mjaft në peshë, duke mos qenë më ai trashaluq, duke shpresuar që në vitin 2021 t’i jepet sërish mundësia të duelojë për titull. “Është një çmim që ia kam vënë syrin, të rikthehem kampion bote si dikur. Do të rikthehem më i fortë se kurrë më parë në ring”, u shpreh Andy Ruiz.

Për momentin nuk ka asnjë shans që Andu Ruiz të duelojë për titujt kampionë bote, pasi Joshua dhe Fury që mbajnë titujt kanë rivalë të tjerë përpara. Ndaj, meksikani, që nuk duelon prej dhjetorit të vitit të kaluar, shpreson që në vitin 2021 të duelojë për titull. Luis Ortiz ose Dillian Whyte janë disa nga rivalët e mundshëm të tij për sfidën e radhës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme