Angli, 3 persona vdesin nga përdorimi i drogave të forta. Policia bën apelin urgjent

Tre persona, një burrë në të 30-at, një tjetër në të 40-at dhe një grua në të 30-at kanë ndërruar jetë në një qytet në Anglinë verilindore si pasojë e përdorimit të dozave të larta të drogës.
Policia ka bërë të ditur se tre personat kanë gjetur vdekjen si pasojë e asaj që e kanë cilësuar si “episodet mjekësore fatale”.
Dy burra dhe një grua u konfirmuan të vdekur në zonën South Shields në Anglinë verilindore të martën pasdite.
Kjo ka bërë që të nisin hetimet për ngjarjen e rëndë, ndërsa oficerët aktualisht besojnë se vdekjet potencialisht mund të lidhen me të njëjtin grup drogash.
Policia e Northumbria ka lëshuar një paralajmërim urgjent për publikun.
Inspektorja Emma Martin, nga Policia e Northumbria, tha se “ndërsa rrethanat që lidhen me këto tre vdekje mbeten të pashpjeguara, përparësia jonë kryesore si forcë është të mbrojmë njerëzit nga drogat e tilla. Ndërsa mbetet e pakonfirmuar në këtë fazë, ne po shqyrtojmë mundësinë që të tre vdekjet të jenë të lidhura me drogat dhe ndoshta janë në të njëjtin grup që ka çuar në episode mjekësore fatale”
Policia nuk tha se çfarë lloj drogash ishin, por shpjegoi se të tria vdekjet kishin ndodhur në të njëjtin qytet.
“Është e rëndësishme që të sigurohemi që ky mesazh paralajmërues të përhapet gjerësisht, duke pasur parasysh që të tre vdekjet ndodhën në të njëjtin qytet – dhe në rrethana të ngjashme. Nëse jeni përdorues droge, ose njihni dikë që po lufton me varësinë, ju lutemi kini parasysh këtë mesazh pasi dyshojmë se kjo grup i veçantë mund të ketë pasoja fatale”, thekson në deklaratën e saj, policia angleze.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




