Anglia “e etur” për Kupën e Botës, 26.9 milionë tifozë do të

Në ishull do të jenë gati për një tjetër ndeshje të madhe. Sipas tabloidëve britanikë dueli i sotëm me Francën do të jetë njëra nga ndeshjet më të ndjekura të “Tre luanëve”. Organika e ekipit dhe besimi në fitore mes lojtarëve thonë shumë mbi interesimin e madh të shfaqur nga sportdashësit.
Në distancë – Sipas “Mirror” takimi Angli – Francë do të ndiqet prej 21.1 milionë banorësh në televizor dhe prej rreth 5.8 milionë të tjerësh në pub-e dhe restorante. “Derbi” me Francën do të jetë një finale për Anglinë pasi në rast kualifikimi do të ishte mjaft pranë përsëritjes të suksesit të 1966-ës.
Në stadium – Sipas mediave britanike në Katar do të jenë prezent një numër i madh tifozësh. Është konfirmuar se në stadiumin 68,895 vendësh të Al Bayt do të jenë të pranishëm 8000 tifozë anglezë. Rreth 3000 prej tyre kanë blerë biletat në fan club-in e Federatës të Futbollit.

(Tifozët e Anglisë teksa futen në “Red Lion” pub para takimit me SHBA-të.)
Besimi – Fakti që anglezët janë kaq optimist reflektohet edhe në besimin e treguar prej lojtarëve para takimit. “Besimi në vetvete është rritur me kalimin e viteve. Të them të drejtën e kemi nisur që të bindemi në aftësitë tona prej 2018-ës. Tani them se është momenti”, deklaroi Kane në konferencën e djeshme për shtyp.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



