Anglia ka një plan për Mbappe, por Southgate zbulon shumë detaje

Të gjithë janë të bindur se trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka një plan perfekt për të ndaluar Kylian Mbappe. Rezultati i çerekfinaleve Angli-Francë varet edhe nga lëvizjet e vështira të dy trajnerëve që do të luftojnë për një vend në gjysmëfinale. Deri më tani sulmuesi francez ka qenë bomberi më i mirë i eventit, por trajneri anglez duket se ka gjetur mënyrën më të mirë për ta ndalur sulmuesin transalpin.
Stafi stërvitor i kombëtares angleze beson se zgjidhja më e mirë për t’u përballur me yllin e Paris Saint Germain është vendosja e një lojtari po aq të rrezikshëm përballë tij për të shfrytëzuar kufizimet e tij në mbrojtje. Por zgjedhja taktike që duhet ta kishte vënë Francën në vështirësi është zbuluar: zgjedhja për të kufizuar Mbappè do të jetë mes Phil Foden dhe Marcus Rashford. Në këtë pikë, trajneri i Francës Deschamps do të mund të marrë kundërmasat më të përshtatshme duke shfrytëzuar shumë detaje të rrjedhura nga grumbullimi i skuadrës angleze.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



