Anglia, Kane: Jam i shkatërruar, do të duhet kohë për ta kapërcyer

Harry Kane nuk e fsheh zemërimin dhe zhgënjimin për humbjen ndaj Francës që i kushtoi Anglisë eliminimin nga Katar 2022. Sulmuesi i Tottenhamit, i cili humbi penalltinë që do të sillte barazimin 2-2, pasi shënoi atë të momentit 1-1, është shprehur në rrjetet sociale : “Jam i shkatërruar absolutisht. Ne dhamë gjithçka, dhe gjithçka erdhi deri në një detaj të vogël për të cilin unë marr përgjegjësi – postimi i bomberit anglez – Nuk mund të fshihesh, dhemb dhe do të duhet kohë për ta kapërcyer, por është pjesë e sportit. Tani ka të bëjë me përdorimin e përvojës për të qenë më të fortë mendërisht dhe fizikisht për sfidën e radhës. Faleminderit për mbështetjen gjatë turneut , do të thotë shumë”.
Ishte minuta e 84-të kur Kane kishte mundësinë e mrekullueshme për të çuar Anglinë në kohën shtesë me meritë. Gjysmë ore më parë, sulmuesi i Tottenham-it kishte fituar duelin me shokun e tij të klubit Lloris, por këtë herë filmi mes të dyve ka një epilog shumë të ndryshëm. Kane, në fakt, gjuan penalltinë e dhënë për një faull naiv të Theo Hernandez ndaj Mount dhe në pak sekonda shpresat e miliona tifozëve anglezë janë djegur. Një vit e gjysmë më parë gabimet e Sanço, Rashford dhe Saka e kishin kurorëzuar Italinë kampione të Europës, tashmë një tjetër penallti e mallkuar e vështirë për t’u tretur. Dy raste të ndryshme, por i njëjti emërues i përbashkët: nuk po vjen në shtëpi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



