Anglia, trajneri Southgate: Me Uellsin, gjithmonë rivalitet

Uncategorized | 4 vite më parë

“Çfarë do të thotë rivaliteti mes Anglisë dhe Uellsit? Ata janë atje dhe ne jemi këtu (bën gjeste me duar).  Është si ai midis dy vendeve të tjera që kufizohen me njëri-tjetrin. Dhe mes nesh ka gjithmonë rivalitet dhe një frymë konkurruese”. Gareth Southgate, trajneri i Tre Luanëve, që nesër përballet me Bale dhe shokët e tij, u përgjigjet kështu atyre që i kërkojnë atij, jo një gazetari britanik, të përshkruajë ndjenjat që ndajnë, ose ndoshta bashkojnë Anglia dhe Uellsi, që të dyja janë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

“Edhe në nivel sportiv ka një rivalitet të madh – vazhdon trajneri anglez -. Ashtu është, unë jam nga Yorkshire dhe mund të them të njëjtën gjë me pjesën tjetër të Anglisë. Gjithsesi nesër në stadium do të ketë një atmosferë fantastike dhe mezi pres”.

Pastaj për Harry Kane, i cili ishte në dyshim. “Ai është mirë, pavarësisht goditjeve që ka marrë – thotë Southgate -. Mendoj se është i disponueshëm dhe në një turne si Kupa e Botës nuk ka nevojë të ketë shumë ndryshime. Për fat të mirë kam 26 profesionistë në skuadrën time që kuptojnë disa gjëra, edhe nëse e kuptoj që dikush ndihet keq nëse qëndron jashtë skuadre”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme