Anija e marinës malajziane rrezikon të mbytet, shpëtohen 39 anëtarët e ekuipazhit

Botë | 2 vite më parë

Të 39 anëtarët e ekuipazhit të një anijeje të marinës malajziane që rrezikohej të mbytej është arritur të shpëtohet. Sipas autoriteteve të Marinës Mbretërore të Malajzisë shpjegohet se anija u zhyt pjesërisht në juglindje të kepit Tanjung Penyusop në shtetin jugor Johor, ku rrezikoi të mbytej në ujërat malajziane.

Gjithçka ka ndodhur pasi sipas Marinës Mbretërore të Malajzisë anija kishte goditur një objekt nënujor duke shkaktuar çarje në një pjesë të anijes gjë që rrezikoi të mbytej.

 “Rrjedhja, e cila u zbulua për herë të parë në dhomën e motorit të anijes, u përhap me shpejtësi dhe në mënyrë të pakontrolluar. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan me sukses pasi përpjekjet për të kontrolluar rrjedhjen dhe stabilizimin e anijeve ishin të pasuksesshme”, tha marina.

Marina e Mbretërore e Malajzisë shpjegon më tej se një bord i posaçëm hetimor është duke u ngritur për të gjetur burimin e incidentit. Anija Pendekar është vënë në punë në vitin 1979.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme