Ankimimi në Kushtetuese, Gogu: Qeveria vepron në bazë të vendimit që do marrë gjykata

Politikë | 11 muaj më parë

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, deklaroi se qeveria po pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të vepruar, lidhur me ankimimin e vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe njëherësh ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Gogu theksoi se ekzekutivi vepron brenda të drejtave që i jep Kushtetuta, për të përcaktuar ndarjen e pushteteve.

“Është e rëndësishme që qeveria të vazhdojë të qeverisë dhe të shqyrtojë mirë ndërhyrjet në kompetencat e saj, sidomos kur ato kryhen nga pushtetet e tjera. Ajo që ka bërë qeveria në këtë moment, me të drejtën që i ka dhënë Kushtetuta, është depozitimi i një ankimi në Gjykatën Kushtetuese. Qeveria do të veprojë në bazë të vendimit që do të marrë Gjykata Kushtetuese,” tha Gogu.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Gogu foli edhe për zgjedhjen e kreut të Avokatit të Popullit, duke thënë se Mazhoranca nuk do të propozojë emra.

“Mazhoranca nuk do të propozojë asnjë emër, do të mbështesin çdo iniciativë që ka sjellë opozita shqiptare,” shtoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme