Aplikimet në universitet, “Fan S. Noli” në Korçë regjistron 755 kuota unike në raundin e parë

Arsim | 2 muaj më parë

Pas përfundimit të fazës së parë të aplikimeve universitare, Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë regjistron 3586 aplikime për programet e studimit. Numri është pothuajse i njëjtë me atë të vitit të kaluar, ndërsa një tregues pozitiv është rritja e numrit të aplikantëve që kanë përzgjedhur vetëm Universitetin e Korçës në formularin e tyre.

“Kemi njëshifër të kuotave unike. Kuota unike janë ato që kanë aplikuar vetëm për Universitetin e Korçës dhe kemi 755 kuota unike për këtë vit. Ndërkohë që vjet kishim 759 kuota unike, por raundin e parë plus raundin e dytë. Tani këto kuota i kemi që në raundin e pare”,  deklaroi rektori Lorenc Ekonomi.

Rektori bën të ditur edhe programet e studimit që kanë tërhequr interesin më të madh nga maturantët, duke shënuar numrin më të lartë të aplikimeve në këtë raund.

“Përsëri janë po ato që mbeten të preferuara. E para është infermjeria, por me numër shumë të mirë. Disa fish të numrit të vendeve që kanë ofruar janë degët e Fakultetit Ekonomik, Financa, marketingu, janë degët që lidhen me informatikën, inxhineria informatike, teknologjia e informacionit, informatika e biznesit”, shtoi rektori.

Më 22 gusht do të shpallen kandidatët fitues për të gjitha programet e studimit, ndërsa më 26 gusht nis procesi i regjistrimit të studentëve të rinj.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme