Aplikimet për në universitet, “Fan Noli” në Korçë ofron 26 programe studimi
Nga data 29 Korrik, e deri më 3 Gusht, të gjithë maturantët, do të mund të aplikojnë për listën e degëve që duan të studiojnë. Përmes portalit U-Albania, ata mund të zgjedhin 10 degët, ku synojnë të fitojnë universitetin. Rezultatet e provimeve, mesatarja, por edhe statistikat e viteve të kaluara i ndihmojnë maturantët që të orientohen më mirë në degët që duan dhe degët që mund të arrijnë.
“Deri në datën 3 gusht të gjithë maturantët e qarkut të Korçës, por edhe të gjithë studentët e tjerë që duan të ndjegin një degë studimi në universitetin “Fan Noli” mund të aplikojnë në portalin duke zgjehdur preferencat që dëshirojnë të ndjekin për studime të lartë në këtë universitet”, tha Romeo Terolli, përgjegjës i Sektorit të Karrierës Studentore dhe Alumni
Procesi i aplikimit nuk është i vështirë por pranë universitetit Fan Noli në Korçë ofrohet edhe ndihmë për të gjithë ata maturantë që nuk mund ta kryejnë vetë këtë aplikim.
“Procesi nuk është i vështirë, mjafton të futen në portalin U-Albania, të klikojnë seksionin A2, A3 ku në njërin krah shfaqet përzgjedhja e universitetit dhe në krahun tjetër programi i studimit. Megjithatë të për të gjithë ata maturantë të cilët hasin vështirësi në procesin e aplikimit mund të na kontaktoni ose mund të vini në universitet që të asistojmë për procesin e aplikimit”, theksoi Terolli.
Universiteti Fan Noli në Korçë ofron 26 programe studimi në nivelin bachelor dhe programe profesionale 2-vjeçare, të cilat mund të përzgjidhen nga maturantët. Në datë 26 gusht do të shpallen listat me aplikantët fitues dhe më tej nga 29 gushti e deri më 11 shtator është procesi i regjistrimit të maturantëve në degët ku ata janë shpallur fitues.
Gazetare: K. Koçi
/rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



