Aplikimet për në universitet, në Gjirokastër 15 % më shumë se një vit më parë

Data 28 shtator shënon edhe fillimin e regjistrimeve për aplikantët fitues në universitetin “Eqrem Cabej”.
Bëhet fjalë për të rinjtë që kanë aplikuar në raundin e dytë dhe lista e fituesve sipas degëve u shpall një ditë më parë.
Burime nga ky universitet bëjnë të ditur se numri i aplikantëve është 15 përqind më i lartë krahasuar me të njëjtin raund të një viti më parë.
“Kemi patur një numër relativisht të kënaqshëm të aplikimeve dhe më të lartë , krahasuar me vitin e kaluar. Tani presim se si do të vijojë procesi i regjistrimeve, ndërsa aplikimet janë shtrirë në të gjitha programet e studimeve”, u shpreh, specialistja e marrëdhënieve me publikun, Brikena Metaj.
Në 22 degët që ofron universiteti i Gjirokastrës arriti të thithë 200 studentë gjatë raundit të parë. Numri më i lartë shënohet te degët e ekonomikut dhe infermierisë, ndjekur nga TIK dhe cikli i ulët.
Gazetare: Y. Ponde
/rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




