Aplikimet për studimet e larta, “Eqrem Çabej” fton maturantët të zgjedhin programet e tij

Sociale | 2 vite më parë

Ndërsa dhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i zgjedhjes së preferencave nga maturantët për degët ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta, autoritetet drejtuese të universitetit “Eqrem Cabej” ju bëjnë thirrje të rinjve të qarkut Gjirokastër të zgjedhin programet mësimore që ky institucion ofron.

Me një aktivitet mbi 50 vjeçar, një staf të kualifikuar por duke qene aktiv në programet Erasmus u jep mundësinë atyre të udhëtojnë drejt universiteteve të Evropës Perëndimore për eksperienca të reja.

“Duke qenë një universitet i vjetër në Shqipëri, I jep hapësira të shumë anshme studentëve, ku I krijohet mundësia për të zhvilluar trajnime, kurse në kuadrin e Erasmus në Universitetet e Europës Perëndimore”, u shpreh Zv. rektor Jaho Cana.

Në prag të vitit të ri akademik do të punohet për mirëmbajtjen e ambienteve, ndërkohë që janë gati komisionet që do të ndjekin procesin e aplikimit të të rinjve.

“Në të gjitha nivelet janë ngritur komisionet të cilët do të merren me të gjithë ata që kanë aplikuar në universitet. Janë marrë të gjitha masat që godinat të jenë në gatishmëri të plotë”, shtoi ai. 

Universiteti i Gjirokastrës ofron rreth 20 programe studimi në ciklin e parë të studimeve bachelor dhe programe dyvjeçare profesionale duke u dhënë të rinjve një ofertë të pasur akademike. Përzgjedhja e 10 programeve të studimit nga maturantët do të bëhet online duke nisur nga 30 korriku në 4 gusht.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme