Arben Malaj: Nano, Dritëroi e shumë personalitete e kthyen PS-në në parti moderne

Në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon, ku u fol për të majtën shqiptare ndër vite, ishte ish-ministri i Partisë Socialiste, Arben Malaj.
Ai tha se në tranzicionin politik të vendit, PS-ja e paravitit 2005 ishte forca demokratike e parë në vend. Sipas tij kontributi i Fatos Nanos, Dritëro Agollit dhe shumë personaliteteve e kthyen atë në një parti moderne.
“Rrëzimi i murit të Berlinit dha mesazhin se sistemi kishte dështuar. Nuk mund të themi se lidershipi i asaj kohe nuk ishte i arsimuar. Pas viteve ’90 u krijua PD-ja, që për të mundur PS-në bëri aleancë me të gjitha grupet sociale. Fatkeqësisht kjo strukturë i mbeti peng në të gjitha strukturat e saj. Në tranzicionin politik të vendit tonë, PS e paravitit 2005 ishte forca demokratike më e para në vend. Bëri gjënë më të vështirë, se krijoi një parti të re. U arrit të bëhej modernizimi i PS-së. Kjo sinergji e partisë do të kthehej në sinergji për vendin. Kontributi i Nanos, Dritëroit e shumë personaliteteve ishte që e kthyen në një parti moderne. Shqipëria është në vendet e pakta në Lindje që nuk ka përfaqësim të Partisë Komuniste që nga viti 1992.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




