Arbjan Mazniku paraqitet në SPAK

Për rreth 3 orë Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka dhënë sqarime para prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit. Mazniku u paraqit të hënën (22 korrik) i pashoqëruar para dyerve të SPAK.
I pyetur nga gazetarët se për çfarë ishte thirrur, ministri nuk dha detaje, por shtoi vetëm se “u thirr për të dhënë sqarime për një çështje”.
Arbjan Mazniku u emërua si Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor më 4 shtator 2023. Më herët ai ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës nga shtatori i vitit 2015. Mazniku ka mbajtur detyrën e zv.ministrit të Arsimit dhe Sportit për dy vite nga viti 2013.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



