Argjentina i përgjigjet Francës: Mjaft u qave, pranoni humbjen

Uncategorized | 4 vite më parë

Së pari kërkesa e tifozëve francezë për të riluajtur finalen e Kupës së Botës, tani përgjigja argjentinase. Pyetje dhe përgjigje mes dy finalistëve në Katar vijon me peticionet online. Propozimi transalpin arriti në 200,000 nënshkrime, duke shkaktuar një përgjigje të menjëhershme nga amerikanojugorët. Një tifoz i Albiceleste ka nisur një kundërpeticion, duke e titulluar: France Stop Crying. Një ftesë për të “ndaluar së qari”.

Në pak orë, peticioni arriti mbi 50 mijë firma dhe krijuesi i tij, Valentin Gomez, shpjegoi për mikrofonat e Rmc arsyet e lëvizjes së tij: “Që kur fituam finalen e Kupës së Botës, francezët nuk kanë pushuar kurrë së qari, duke u ankuar dhe jo të pranojnë fitoren tonë. Ky peticion synon t’u japë fund këtyre thirrjeve dhe të sigurojë që në Francë të pranojnë që Messi është lojtari më i mirë në histori, me Mbappen si djalin e tij”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme